Startoi sonte në ekranin e “Vizion Plus” talent show më i ri, ndër më të veçantët organizuar këto kohë në ekrane.
Nën moderimin e moderatorëve Ardit Roshi dhe Inger Skura,”Këndo këngën time” ishte më shumë se sa një garë talentesh, duke marrë përmasat e një koncerti të mirëfilltë muzikor.
Sipas formulës së programit, çdo javë, (për 12 të tilla), një artist i mirënjohur do të përballet me emocionet që do të shkaktojnë 8 interpretues të rinj, të cilët do risjellin këngët e tij, të ripërpunuara e më bashkëkohore.
Sonte ishte nata e Aurela Gaçës, dhe nisje më të bukur nuk mund të kishte. Konkurentët sollën një mini recital me këngët më të pëlqyera ndër vite nga këngëtarja aq e dashur për të gjithë shqiptarët.
Por, imagjinoni sikur Aurela Gaçes t’i shterohej zëri (larg qoftë)…
Sidoqoftë skenari nuk është krejt imagjinatë, sepse me shumë mundësi disa prej projekteve muzikore shumë të pëlqyera e të duartrokituara nga publiku ndoshta nuk do të kishim pasur mundësi t’i dëgjonim kurrë, nëse Aurela nuk do kishe marrë masa mjekësore për t’u kujdesur për zërin e saj.
Në një rrëfim mbi karrierën e gjatë artistike, këngëtarja ka rrëfyer edhe një nga sfidat e vështira me të cilat është përballur në jetën e saj profesionale, ku abuzimi me zërin dhe padija lidhur me teknikat e menaxhimit të tij, vunë në pikëpyetje seriozisht ecurinë e saj të mëtejshme në muzikë.
“Atëherë [gjatë kohës kur jetonte në Amerikë] pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punojë shumë por kam mësuar teknika të rejë, sesi ta pushojë zërin, si të punojë me zërin, si ta ruajë atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush që di teknikat dhe të rrëzon…”-tregoi Aurela.
Shpresat për rikuperim filluan kur këngëtarja takoi një nga mjeket më të mira të SHBA.
“Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Wen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të Broadway… Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë” -tha këngëtarja duke shkaktuar të qeshura në sallë.
“… I thërrita vetes, pasi aty kam patur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë. Mjekja më kërkoi: “Ose do të stoposh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…” Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Stopova! Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baraz me jetën timë. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja… Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim…”-u shpreh Aurela. /Blitz.al/
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...