Dy rusë gjatë gjykimit për përkatësinë në një organizatë terroriste kanë prerë venat.
Akti ka ndodhur në një sallë gjyqi në Moskë, transmeton portali arbresh.info
Dyshja, Ruslan Kostylenkov, 25 vjeç dhe Vyacheslav Kryukov, 20 vjeç, përballen me akuza ekstremizmi pasi u akuzuan se i përkisnin grupit Novoye Velichiye (Neë Greatness).
Mediat ruse raportojnë se ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Të dy të akuzuarit kishin bërë thirrje për arrest shtëpiak, por kërkesa u është refuzuar.
Kur kërkesa e tyre u refuzua, ata raportohet se i thanë gjykatës: “Ky është një gjyq i padrejtë” dhe “Lavdi Rusisë, liria e Rusisë, liria e të burgosurve politikë”.
Më pas i prenë venat./arbresh.info/
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...