Më shumë se 200 njerëz janë ndaluar dhe 34 janë arrestuar për kritikat që kanë bërë në mediat sociale në lidhje me sulmin ushtarak turk në verilindje të Sirisë.
Turqia ka nisur operacionin e të quajtur “Pranvera e Paqes” me 9 tetor, me qëllimin që të pastrojë kufirin nga forcat kurde, të cilat i konsideron si “terroristë”, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, Perëndimi i ka parë forcat kurde si aleatë kryesorë në luftën kundër Shtetit Islamik.
Të arrestuarit janë mbajtur në burg nën akuzat për terrorizëm, vetëm pse kritikuan ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri.
Në mbrëmjen e 17 tetorit Turqia ra dakord për një armëpushim pesë-ditor në veri-lindje të Sirisë për të lejuar tërheqjen e forcave kurde.
Marrëveshja u arrit mes zv.Presidentin amerikan, Mike Pence dhe Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan./arbresh.info/
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...