Ekspozimi më i madh ndaj dritës së kaltër të emetuar nga telefonat dhe kompjuterët përshpejton plakjen, kanë sugjeruar studimet
Një studim i Universitetit Shtetëror Oregon mbi mizat e frutave zbuloi se thithja e valëve LED shkatërron qelizat e trurit.
Shkencëtarët vëzhguan se thjesht ekspozimi ndaj dritës së kaltër – edhe nëse nuk shkëlqen drejtpërdrejt në sy – ajo mund të shpejtojë procesin e plakjes.
Profesori Jaga Giebultowicz, autori kryesor, tha që drita artificiale rrëzoi ‘jetëgjatësinë’ e mizave të frutave në mënyrë dramatike.
Studimi ekzaminoi efektet e këtyre valëve të zakonshme LED në këtë specie insektesh pasi ajo ndan të njëjtat tipare qelizore si njerëzit.
Mizat e ekspozuara ndaj dy cikleve 12-orëshe të dritës së kaltër dhe errësirës patën deri në 15 për qind jetë më të shkurtër se insektet të cilat vazhdimisht jetonin në errësirë totale ose dritë natyrale.
Sidoqoftë, profesori Giebultowicz thekson se ky rezultat nuk mund të zbatohet për njerëzit pasi truri i njeriut “do të merrte shumë më pak dritë sesa truri e insekteve”.
Teknologjia LED ka gëlltitur gjysmën e tregut të përgjithshëm të ndriçimit në një dekadë. Dhe ekspertët e industrisë parashikojnë që pjesa e saj do të vazhdojë të rritet, duke arritur në 60 për qind deri në fund të vitit të ardhshëm.
Sidoqoftë, dritat LED lëshojnë sasi shumë më të larta të dritës së kaltër sesa llamba inkandeshente standarde me shkëlqim të krahasueshëm.
Drita e kaltër, e cila ka një nga zgjatjet më të shkurtra të valëve, lëshohet gjithashtu nga ekranet e sheshta, telefonat inteligjentë dhe tabletat.
Prej kohësh dyshohet të jetë arsyeja që punëtorët e ndërrimit të natës, të ekspozuar ndaj dritës artificiale për më gjatë, kanë një rrezik më të madh të kancerit. Drita ul prodhimin e trupit të melatoninës, i cili luan një rol kryesor në rregullimin e orës së trupit.
Kjo mund të prishë hormonet e tjera. Si kanceri i prostatës ashtu edhe i gjirit dihet se kanë të bëjnë me hormonet. Drita e kaltër mund të depërtojë në shtresën më të thellë të lëkurës, duke e bërë atë më të hollë dhe më të brishtë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...