Kurti: Duhet bashkuar Trepça e veriut dhe e jugut, e pastaj do të bashkohet Mitrovica

22:57 | 17 Tetor 2019
L G

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një intervistë me “News 24”, Kurti tha se së shpejti do të shkojë në Tiranë që të takohen dhe të bashkërendohen së bashku dhe fuqishëm si asnjëherë më parë.

Kurti  tutje tha se në veriun e Kosovës është problem prania ende e Serbisë.

Kurti tha se qeveria e tij e ardhshme do ta zhdukë praninë e Serbisë, duke bashkëpunuar me serbët lokalë, të cilët sipas tij, po ashtu vuajnë nga homogjenia e Serbisë në atë rajon të Kosovës.

“Në komunat me shumicë serbe që janë në jug të Ibrit, do të jenë edhe institucionet. Atje nuk aq problem prania e institucioneve të Kosovës, por është pranie Serbisë. Ne besojmë se duhet që me ata forca të Serbisë duhet të merren institucionet tona, duke bashkëpunuar me serbët lokalë. Do të bashkëpunojnë me serbët lokalë kundër pranisë të Serbisë.”

“Ne duhet të shkojmë në veriun e Kosovës, të shkojmë si shërbim. Bajram Rexhepi ka qenë nga liderët, e askush tjetër me aq sa di në atë rajon. Ne duhet të jemi në qeveri për të shërbyer ndaj çdo banori të Kosovës, qoftë serb a shqiptar. Trepça e Veriut dhe e jugut duhet të bashkohet, e mendoj se me bashkimin e Trepçës do të bashkohet Mitrovica. Duhen bërë investime në Trepçë. Në Trepçë nuk ka dhënë investim Prishtina, qeveria jonë pra, por Serbia. Kjo nuk duhet të ndodhë më.”, u shprehë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme