Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se të gjithë qytetarët e vendit besojnë në ardhmëri më të mirë duke paralajmëruar kështu daljen e opozitës maqedonase në rrugë dhe sheshe.
“E di se janë momente të vështira, e di se të gjithë presim të marrim datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Të gjithë ne besojmë në të ardhme evropiane dhe do vazhdojmë të besojmë, por nuk do të na çojnë politikanët gënjeshtarë, të cilët vetëm premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tha se opozita maqedonase si parti i dhanë mundësi procesit dhe se “17 tetori është dita kur përfundon koncesioni”, dita kur përfundon durimi i OBRM-PDUKM-së. Ai ju bëri thirrje të gjithëve të bashkohen në protestat e opozitës.
“Prej sot opozita shtëpinë e saj do ta ketë në sheshet dhe rrugët e Maqedonisë. Prej sot nisim betejën e fundit, prej sot paralajmëroj fitoren e madhe të OBRM-PDUKM-së”, tha Mickoski
Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE
UEFA njofton për datën se kur do të hedhet shorti për play-o...
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit