Këto janë ushqimet që e pastrojnë trupin nga nikotina

22:22 | 17 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Nëse veç jeni duhanpirës apo e keni lënë duhanin, atëherë me siguri se keni dëshirë që ta pastroni trupin nga nikotina.

Një mënyrë e thjeshtë dhe e shëndetshme që ta pastroni trupin nga nikotina është duke ngrënë sa më shumë ushqime të shëndetshme që është e mundur, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa prej ushqimeve që më së miri e kryejnë këtë funksion.

Çaji i gjelbër
Duhani ndikon që trupi t’i humb lëngjet e nevojshme dhe që të futet më shpejt në fazën e dehidratimit.

Përveç se e parandalon dehidratimin, çaji i gjelbër, i cili është i mbushur me antioksidantë, ndihmon edhe në largimin e nikotinës nga trupi.

Karotat
Nikotina e shkatërron lëkurën dhe e bën atë më të thatë.

Nëse dëshironi t’i shmangni këto efekte të këqija anësore të duhanpirjes, atëherë hani sa më shumë karota sepse përmbajnë një numër të madh të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat e pastrojnë trupin.

Spinaqi
Acidi folik që gjendet në spinaq është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe funksionimin normal të trupit, por edhe në largimin e nikotinës nga trupi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme