Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është gjithmonë në përkrahje të fansave të saj.
Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në një event të organizuar në Los Angeles, nga kompozitori Justin Tranter, në atë që njihet si “Dita e shpirtit” më 17 tetor.
Qëllimi i këtij eventi, është për të marrë një qëndrim kundër ngacmimit dhe mbështetur të rinjtë e komunitetit LGTBI.
Bebe Rexha publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga kjo ndejë, ku është dukur mjaft tërheqëse në ngjyrën vjollcë.
Ajo ka interpretuar për të pranishmit disa këngë ‘live’ të repertoarit të saj, të cilat përcjellin mesazhe të forta për shoqërinë.
“Jam kaq krenare për shokun tim më të mirë Justin Tranter, për vendosjen e një ngjarje të mahnitshme mbrëmë për të mbështetur “Glaad”. Sot, 17 tetori është #SpiritDay – merreni zotimin tuaj tani në www.glaad.org/spiritday për të marrë një qëndrim kundër ngacmimit dhe mbështetur të rinjtë LGTBI”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram. /telegrafi
https://www.instagram.com/p/B3ughz2FBYi/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën