Katalonia kërkon të mbajë një refendum të dytë për pavarësinë e saj nga Spanja, tha kreu i qeverisë së rajonit, duke rritur kështu tensionet me Madridin disa ditë pas trazirave.
Quim Torra i ka bërë këto komente në Parlament, përderisa mijëra student dolën në rrugët e Barcelonës në shenjë proteste për vendimin e Gjykatës së Lartë për të burgosur drejtuesit separatistë për rolin e tyre në referendumin e vitit 2017, gjë të cilën Madridi e konsideroj të paligjshme, transmeton portali arbresh.info
“Ne do t’iu kthehemi edhe njëherë kutive të votimit për vetëvendosje”, tha Torra.
Tensionet në rajonin gjysmë-autonom janë rritur, pasi gjykata e lartë e Spanjës gjeti nëntë politikanë dhe aktivistë fajtorë për rebelim dhe i dënoi me burgim deri në 13 vjet.
Udhëheqësit kishin shpallur pavarësinë nga Spanja pas referendumit të ndaluar, duke bërë që qeveria spanjolle të merrte menjëherë kontrollin e administratës Katalanase dhe të arrestonte ata që shpallën referendumin.
Dënimet kundër tyre nxitën protesta të dhunshme. Autoritetet thanë se 97 njerëz u arrestuan dhe afro 100 njerëz janë plagosur nga trazirat.
Bashkia e Barcelonës vlerësoi se qyteti kishte pësuar dëme më shumë se 1 milion euro (1.1 milion dollarë) në dy netët e para të protestave./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...