Dorëzohet Erdogan përballë Trumpit, i ndal sulmet ndaj kurdëve

19:56 | 17 Tetor 2019
L G

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë marrë vesh për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë.

Ky armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, bën të ditur televizioni informativ gjerman N-TV.

Lajmin e ka bërë të ditur nënpresidenti i Amerikës, Mike Pence.

Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi vjen pasi shefi i Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj kurdëve në Siri. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme