Granit Xhaka publikon foto me vajzën e tij të posalindur

19:00 | 17 Tetor 2019
A. B.

Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, para disa ditësh u bënë prindër për herë të parë.

Çifti e kumtoi lajmin e gëzuar përmes rrjeteve sociale duke i njoftuar fansat e tyre se kanë pritur në jetë një vajzë të cilën e pagëuan me emrin Ayana, shkruan portali arbresh.info

Graniti, si një baba i ri sigurisht që është tejet i lumtur për këtë epitet, e këtë e ka dëshmuar edhe para pak çastesh, teksa ka hedhur në llogaarinë e tij personale në ‘Instagram’, një imazh tejet të ëmbël me të bijën në krahë.

https://www.instagram.com/p/B3uabmcHVGG/

“Duke e shijuar kohën e lirë me princeshën time të vogël”, ka shkruar Graniti në mbishkrimin e fotografisë.

Theksojmë se, Ayana është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa u martuan në vitin 2017. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme