Google ADS

Fenerbahces pas talentit kosovar, vëzhgohet në “Fadil Vokrri” nga legjenda e klubit

18:40 | 17 Tetor 2019
Arbresh Info

Pas Vedat Muriqit, Fenerbahces mund t’i bashkohet në të ardhmen një tjetër futbollist kosovar.

Klubi i madh në Turqi raportohet se ka kthyer vëmendjen te mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadergjonaj, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton Telegrafi, ish portieri legjendar i Fenerbahces, Volkan Demirel ka qenë i pranishëm në Prishtinë për të vëzhguar nga afër talentin e ri kosovar gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi në “Fadil Vokrri”.

Legjenda e gjigantit turk është pjesë e stafit të skuadrës nga Superliga e Turqisë teksa posedon gjithashtu pozitën e ndihmësit të trajnerit – Ersun Yanal.

Hadergjonaj është aktualisht pjesë e Huddersfield Town dhe në takimin e fundit ka kontribuar me një asistim te goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga Muriqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme