Google ADS

Lionel Messi i përgjigjet sfidës së Cristiano Ronaldos për largim nga Barcelona

17:36 | 17 Tetor 2019
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka një rivalitet të ashpër me sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Barcelonës është pyetur pse nuk e vlerëson vetën në mënyrë të njëjtë si Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi i Argjentinës ka luajtur së bashku me Ibrahimovicin në Camp Nou në fillim të karrierës së tij duke fituar një titull në La Liga së bashku.

Messi ka pasur një rivalitet të madh me Ronaldon dhe kjo ka zgjatur për një dekadë të tërë teksa njerëzit shpesh krahasojnë dyshen. Por, ylli i Barcelonës tani ka pranuar se nuk dëshiron të flas për lojën e tij sepse dëshiron që të tjerët ta bëjnë këtë.

Marca e pyet atë: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic e vlerësojnë vetën e tyre. Ju nuk e bëni këtë, si e shihni vetën si një lojtar?

Dhe Messi përgjigjet duke thënë:

“Do lë më para njerëzit të flasin për mua. Unë e di se çfarë jam, çfarë kam bërë dhe çfarë mund të jap, por e mbajë këtë për vete”

“Njerëzit mund të flasin. Nuk dua të flas për vetën time, më pëlqen të flas në kolektiv”

Fjalët e Messit vijnë vetëm një muaj pasi ai pranoi se i mungon rivaliteti me Ronaldon në La Liga.

Dyshja garuan për titullin spanjoll për nëntë vite teksa luftuan kokë me kokë për çmime individuale prestigjioze, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo në të kaluarën ka kërkuar nga Messi të largohet nga zona e rehatshme duke thënë: “Do të doja të vijë në Itali një ditë”

“Shpresoj ta pranoj sfidën si unë, por nëse është i lumtur aty ku është atëherë unë e respektoj këtë”

“Jo, ndoshta është ai që i mungoj unë. Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali dhe për skuadrën time kombëtare, ndërsa ai ende luan në Spanjë”

“Ndoshta unë i duhem atij më shumë. Për mua, jeta është një sfidë, më pëlqen kjo dhe dua t’i bëjë të lumtur njerëzit. Ai është një lojtar fantastik dhe një djalosh i mirë, por mua nuk më mungon asgjë këtu. Kjo është jeta ime e re dhe unë jam i lumtur”

“Unë jam larguar nga zona e rehatshme dhe kam marrë një sfidë të re këtu në Torino, gjithçka ka shkuar mirë, unë e kam vërtetuar se jam ende një lojtar i jashtëzakonshëm”

Por, Messi tani është përgjigjur duke thënë:

“Çdokush shikon pas qëllimeve të tyre dhe eksperiencave të tyre”

“Unë nuk e kam pasur kurrë nevojën për largim nga klubi më i mirë në botë, ashtu siç është Barcelona, aty ku unë i shijojë stërvitjet, ndeshjet dhe qytetin”

“Qyteti me dinamikën e klubit është shumë kompetitiv dhe unë gjithmonë jam i sigurt për qëllimet në këtë klub para se të mendoj për të shkuar diku tjetër”, përfundon Messi./arbresh.info/

Të ngjashme