Trajneri i Arsenalit, Unai Emery insiston se nuk e ka mbyllur ende derën për mesfushorin Mesut Ozil.
Ozil ka luajtur në ndeshjen kundër Nottingham Forest në Carabao Cup dhe ndaj Watfordit në Premierë Ligë, por në ndeshjet e tjera ka qenë një mungesë mjaftë e dukshme, transmeton portali arbresh.info.
“Ky vit ka nisur me shumë vështirësi për të. Ai ka punuar mirë në seancat stërvitore parasezonale dhe ai ka luajtur në këto ndeshje”, ka thënë fillimit Emery.
“Por, më pas problemi që ka pasur së bashku me Sead [Kolasinac] e ka ndalur atë. Pas kësaj, ai ishte i sëmurë për një javë dhe më pas humbi shumë stërvitje për të vazhduar me gjendje të mirë fizike”
“Por, në dy ose tri javët e fundit është përmirësuar mirë në stërvitje me ne dhe mendoj se është në gjendje të mirë. Nuk e kam mbyllur mundësinë për të luajtur me të sepse unë dua që ai të jetë në rregull dhe i gatshëm për stërvitje dhe për të na dhënë neve një ndjenjë të mirë çdo ditë. Më pas ai mund të luaj”
“Ideja ime është për të shfrytëzuar çdo lojtar dhe ai është në mesin e tyre. Lojtari mund të na ndihmoj neve. Ai ka shumë aftësi të mëdha dhe një kualitet për të cilin ne do të kemi nevojë për ndeshjet e ardhshme. Me të vërtetë, unë jam i lumtur tani se ai është përmirësuar dhe stërvitur çdo ditë. Ai është një lojtar më shumë në këtë skuadër”, përfundon Emery.
Arsenali luan të hënën e ardhshme kundër Sheifeld United në udhëtim./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...