Vjosa Osmani në SHBA, takon edhe senatorin Ron Johnson

16:27 | 17 Tetor 2019
L G

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në SHBA, është takuar me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka bërë të ditur se dje ka takuar Senatorin Ron Johnson, kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit.

“Dje në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas takimit me Senatorin Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Siguri Kombëtare dhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.224957487666523/1468463169982609/?type=3&theater

Osmani gjatë kësaj vizite ka takuar edhe kongresmenin Dean Phillips, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe  John Erath – drejtor për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme