Një marrëveshje për Brexit është rënë dakord midis ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE, përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministri britanik, Boris Johnson, përmes një postimi në Twitter.
https://twitter.com/thejournal_ie/status/1184767550867025921
“Ne kemi marrë një marrëveshje të re”, ka shkruar Johnson.
Siç shkruan BBC, të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Parlamentit të Evropës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, sipas të cilit ishte një “marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar”.
Si ai dhe Johnson u kanë kërkuar parlamenteve të tyre përkatëse që të mbështesin marrëveshjen.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...