Google ADS

Protestë kundër Çmimit Nobel për Letërsi për autorin që mbështeti gjenocidin eMilloshoviqit

11:46 | 17 Tetor 2019
Arbresh.info

Ndonëse ishte paralajmëruar proteste për të kundërshtuar ndarjen e Çmimit Nobel për autorin austriak Peter Handke, mbështetes i gjenocidit të Milloshoviqit para ambasadës së Suedisë në Prishtinë u mblodhën vetem dy persona.

Organizatori i protestës, Ben Apolloni tha se po kundërshtojnë ndarjen e çmimit për një nga shkrimtarët më jo njerëzor.

“Siç e kemi paralajmëruar para ca ditës, ne po e realizojmë këtë protestë, qw sot ka për qellim që të shprehim kundërshtimin tonë për ndarjen e çmimit “Nobel” për njërin nga shkrimtarët
problematik dhe johuman te kohës sonë. Janë 20 fleta si shenjtë, 20 viteve nga lufta ne Kosovës. Kjo simbolizon dëmet qw ai i ka bowrw  kosovws. Këtë mesazh po e përqokje përmes ambasadës suedeze”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se shkrimtari është i talentuar por nuk ka ndodhur asnjëherë që të ndahen çmime për njerëz që mbështesin krimin.

Apolloni ka shtuar gjithashtu se nuk e di nëse ka reaguar ambasada suedeze.

“Nuk kam informata, nëse ka reaguar ndonjë ambasadë por, nëse sot akademia e vlerëson këtë shkrim qe është kundër vlerave te njeriut. Është një lloj promovimi qw po ju behet kwtyre forcave tw errwta”, ka thënë ai.

Ndërsa peticionin online për të kundërshtuar këtë çmim, organizatori i protestës e quajti gjest shumë të mirë pasi sipas tij duhet reaguar në këtë rast jo vetëm pse jemi viktima direkte tw Milloshoviqit.

Ai gjithashtu ka prezantuar 20 fotografi te shenjë të 20 vjetorit të luftës së Kosovës, me krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë.

Ndryshe në edicionin e sivjetën të ndarjes së çmimeve, me “Nobel për Letër”, u vlerësua autori austriak, Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku ishte ndër të parët që reagoi për këtë çmim ndërsa tashmë ka nisur edhe peticion online për tërheqjen e këtij çmimi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme