Është dëshpërues interpretimi i aksionit ushtarak të Turqisë në Sirinë verilindore, sikur është sulm ndaj kurdëve, dobësim i luftës me mbetjet e ISIS-it (ose të ashtuquajturit Shtet Islamik) dhe dëmtuese ndaj besueshmërisë së Amerikës para aleatëve të saj. Duhet t’i mënjanoj mosmarrëveshjet meqë NATO aleanca 67 vjeçare e Turqisë me SHBA-në nuk është e përkohshme, taktike ose e hapur për diskutim.
Turqia e filloi operacionin në mënyrë që të sigurojë sigurinë e saj kombëtare, duke eliminuar rrezikun që terroristët e krijuar në zonat kufitare. Ky operacion, sirianët që jetojnë atje do t’i shpëtojë nga tirania e organizatave terroriste dhe do të eliminojë kërcënimin kundër integritetit territorial dhe unitetit politik të Sirisë. Këto dy risi, do të lehtësojnë kthimin e sigurt dhe vullnetar mbrapa të sirianëve të cilët ishin të detyruar të shpërngulen.
Turqia asnjëherë nuk pranoi korridor nën kontrollin e një organizate terroriste përgjatë kufijve të saj. Duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, në disa raste propozuam krijimin e zonës së sigurisë. I bëmë thirrje SHBA-së për ndërprerjen e sigurimit të mbështetjes financiare për terroristët.
Mirëpo, burokracia e sigurisë e SHBA-së, nuk arriti të ndërpresë lidhjen me grupin e njohur me shkurtesat si PJD/JPG. Madje edhe në kohën kur ministri i Mbrojtjes dhe kompetentët e SHBA-së, e kanë pranuar bërthamën e Forcave Demokratike Siriane PJD/JPG si pjesë e pandarë e PKK-së në Turqi, e cila është e njohur si organizatë terroriste nga ana e SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe NATO.
Aleatët tanë amerikanë dukej se ishin të bindur se këto forca duhet të nxirren jashtë pjesëve të afërta me kufijtë tanë, madje edhe u pajtuam për datat. Prej para do kohë, bisedimet ushtarake në gusht rezultuan me angazhime të ndërsjella për sigurimin e zonës së sigurt me çka do të nxirret PJD/JPG. Mirëpo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë nuk e rezultuan, me atë që te ne la përshtypje të fuqishme se grupi terrorist po tenton të fitojë në kohë që edhe më shumë të forcojë pozicionin e tij në Siri.
PJD/JPG para botës mund të bëj tentim që të prezantohet si grup i cili lufton kundër ISIS-it, por gjithashtu është fakt se i siguron edhe eksploziv PKK-së me gërmimin e tuneleve në truallin turk. Ithtarët e tyre, të burgosurot e liruar të ISIS-it nga burgu i orientoi drejt Turqisë. BBC, në nëntor të vitit 2017, bëri një lajm nga marrëveshja e fshehtë e Forcave Demokratike të Sirisë, gjatë operacionit të koalicionit për lirimin e qytetit Rakka ku u sigurua arratisje e qindra terroristëve të ISIS-it.
Duhej të veprojmë. Disa shprehën brengosje për sigurinë e popullatës kurde në Siri. Do të doja të përsëris dhe të theksoj se lufta e Turqisë nuk është kundër kurdëve. Lufta jonë është kundër terroristëve. Prezantimi i situatës si “turqit kundër kurdëve” është qëllimkeq dhe i gabuar. Kurdët nuk janë armiqtë tanë.
Qëllimi ynë është struktura terroriste që PPK-ja dhe PJD/JPG-ja e zbatojnë së bashku, ku i armatosin fëmijët ushtarë në zonat nën kontrollin e tyre, e shtypin opozitën, e ndryshojnë strukturën demografike i detyrojnë në shërbim të detyrueshëm ushtarak.
Kurdët, arabët, të krishterët dhe të tjerët vuajnë nën robërinë e PJD/JPG-së, pasi të jenë çliruar do të jenë në gjendje më të mirë. Këshilli Botëror i Asirëve të Krishterë me këmbëngulje insistonin në këtë pikë.
Para se të fillojë ky operacion, i ndërmorëm të gjithë hapat me qëllim që të minimizohet rreziku ndaj civilëve dhe të pengohet kriza humanitare. Gjatë disa viteve të shkuara Turqia; siguroi strehim për një numër të madh të refugjatëve nga Siria Verlindore, duke përfshirë arabë, kurdë dhe turkmenë.
Pjesa më e madhe e këtyre mbi 300 mijë refugjatë kurdë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Ne, në Turqi, këtyre njerëzve u ofruam siguri, strehim dhe ekzistencë. E ndamë bukën dhe u siguruam dobi nga shërbimet tona publike. Turqia është vendi më zemërgjerë në botë kur bëhet fjalë për ndihmë humanitare dhe vend i cili në mbarë botën është nikoqir i numrit më të madh të refugjatëve.
Turqia, në tri vitet e fundit, krijoi model kredibil. Me operacionet e zbatuara nga Turqia në pjesën veriperëndimore të Sirisë, si në vitin 2016-7 në Cerablus dhe rrethinë dhe vitin 2018 në Afrin u pastrua një zonë më e gjerë prej terroristëve. Pas këtyre operacioneve, bashkësitë që ishin viktima të terroristëve filluan të jetojnë në paqe dhe të kenë dobi nga administrata e rregullt. 365 mijë refugjatë, janë kthyer në shtëpitë e tyre në Sirinë Veriperëndimore.
Shërbimet publike që i ofrojmë përfshijnë edhe shkolla për mbi 230 mijë nxënës. Në 6 spitale me 55 autoambulanca, në zonat e lira në Sirinë Veriperëndimore, janë punësuar më shumë se 2.000 personel sirian dhe turq. Janë ndërtuar institucione të shumta sociale dhe sportive, duke përfshirë edhe një terren futbolli. Vendet e punës janë sanuar dhe u hap një vendkalim kufitar për lehtësimin e tregtisë. Për mundësimin e mbështetjes materiale është filluar me bujqësinë dhe blegtorinë.
Operacionet paraprake të Turqisë krahasojini me shkatërrimin e koalicionit në Rakka, atëherë do të shikoni se me çfarë kujdesi i udhëheqim operacionet në luftën kundër terrorizmit. Leksionet e mësuara nga këto operacione këtë herë do të na ndihmojnë të bëjmë gjëra edhe më të mira.
PKK dhe PJD/JPG i bën shantazh bashkësisë globale duke pohuar se nëse nuk do të ishin ata, lufta me ISIS-in do të humbte fuqinë. Mirëpo, lufta kundër këtyre terroristëve të egër nuk do të humbë fuqinë veçanërisht nëse aleatët tanë qëndrojnë deri në fund dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me Turqinë. Ne jemi kombi i vetëm që dolëm në fushëbetejë kundër ISIS-it.
Lufta kundër ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste do të vazhdjë me kontributin dhe bashkëpunimin e të gjithëve. Disa vende evropiane paksa ishin jotëprira rreth dhënies së lejes për kthimin e shtetasve të tyre që i janë bashkëngjitur kësaj organizate. Megjithatë, të dëshirohet zgjidhja e kontestit nuk mund të jetë politikë. Edhe ata duhet ta bartin pjesën e tyre të barrës.
Ne si Turqi, besojnë se jemi duke e përgatitur terrenin për kthimin e refugjatëve nga Siria në shtëpitë e tyre dhe sigurojmë mjedis me çka ISIS-i dhe organizatat tjera terroriste nuk do të paraqiteshin përsëri.
Jam i vetëdijshëm se kthimi i sigurt dhe vullnetar i refugjatëve sirianë duhet doemos të planifikohet dhe menaxhohet me kujdes. Ky proces duhet të zhvillohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me agjencitë relevante të Kombeve të Bashkuara. Në Siri ka shumë struktura etnike dhe derisa të zgjidhet kontesti me krizën siriane, nevojitet formim i kuvendeve lokale që janë të zbatueshme dhe mbështeten në përfaqësues.
Pas operacionit tonë të fundit antiterrorist, në pjesët ku kurdët janë shumicë, Turqia përshpejtoi themelimin e kuvendeve lokale me shumicë kurde në mënyrë që të reflektojë popullata.
Sirianët tashmë duan të shkojnë në shtëpi. Ata pësuan tepër dhimbje. Jemi duke ndërmarrë iniciativë që të ndihmojmë në krijimin e kushteve paqësore të domosdoshme për kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre.
Përballë perceptimeve të gabuara që mbisundojnë, aksioni ynë do të ndihmojë për mbështetjen drejt dimensionet njerëzor të problemit, ruajtjen e integritetit të vendit dhe do të kontribuojë në procesin politik.
*Kolumnë e ministrit të Jashtëm të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, për „The New York Times“
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...