Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook, “Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë maturim politik dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve i kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund çeljen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishte mesazhi i Fajon.
Tanja Fajon arriti ta siguronte në muajin maj një mandat tjetër 5-vjeçar në Parlamentin Europian. Ajo kandidonte në Slloveni për Partinë Social Demokrate. Në këtë mënyrë, Kosova e ruajti raportuesen në PE, ndërsa për Shqipërinë do të caktohet një tjetër pasi Knut Flenckestein nuk arriti të zgjidhej sërish eurodeputet./tch
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje