Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020.
Kadare ishte përzgjedhur si një prej nëntë shkrimtarëve finalistë, të cilët konkurronin për këtë çmim.
Çmimi i cili ka një vlerë prej 50 mijë dollarë është cilësuar si “American Nobel” dhe jepet nga “World Literature Today”, e cila është revista e Universitetit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.
“Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë shkruan Telegrafi
Në faqen zyrtare të “Neustadt”, thuhet se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar, i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre