Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Burim Ahmeti nga QNR ka kërkuar që të shkojnë në rinumërim 530 vendvotime për shkak të disa parregullsive që ka hasur auditori.
“Të gjithë formularët do të hyjnë ne riprocedim. Natyra e problemeve është që në disa raste kanë munguar formularët. Tjetër është se janë më shumë vendvotime se sa janë shënuar në formular. Këto i kemi karakterizuar si raste me probleme teknike. Dhe kemi kërkuar që këto formular te shkojnë në rinumërim” tha Ahmeti.
Sipas raportit të përgatitur nga QNR janë regjistruat këto parregullsi: 81 raste kur partitë politike nuk kanë vota ndërsa kandidatet kanë vota. 89 raste tjeta janë kur kandidati ka më shumë vota se sa partia.
Të gjithë kandidatet kanë me shumë vota se sa vetë subjekti.
Ahmeti kërkoi që 530 vendvotime të shkojnë në rinumërim sepse sipas tij formalët e rezultateve nuk mund të procedohen.
Ndërsa sa i përket votave me kusht Ahmeti tha se janë në fazën e fundit të regjistrimit.
“Sa i përket regjistrimit të votave me kusht jemi në proces të fundit që ti kemi regjistrimin në përputhje. Jemi ne fazën e fundit të kontrollit ku do te hapet numërimi i votave me kusht” tha ai./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...