Lionel Messi beson se La Liga është garë “më e rëndësishme” për Barcelonën, duke e vendosur atë përpara Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey .
Në të gjithë karrierën e tij të deri më sot, 32-vjeçari ka plot 10 herë titullin në La Liga, me katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë Copa del Rey.
Duke folur pasi mori të mërkurën Këpucën e Artë, argjentinasi zbuloi preferencën e tij për suksesin e brendshëm, duke përmendur se klubet kanë një shans më të mirë për të arritur në garat e tjera kur ata po performojnë mirë në ligat e tyre.
“Liga e Kampionëve është diçka e veçantë për ne dhe ne duam ta fitojmë atë çdo vit”, ka thënë fillimisht Messi shkruan Telegrafi.
“Edhe pse e dimë që La Liga është më e rëndësishmja sepse kjo do t’ju bëjë që të jeni konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës”.
“Është e vështirë kur nuk je duke bërë mirë në La Liga dhe po përpiqesh të bësh mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Është e vërtetë që ne flasim gjithmonë për Ligën e Kampionëve, por nuk harrojmë La Ligën dhe Kupën Spanjolle, sepse ne jemi Barcelona dhe duam të fitojmë të gjitha titujt”, përfundoi argjentinasi.
Ndryshe, katalunasit në sezonin e fundit arritën ta fitojnë La Ligan, por jo edhe Ligën e Kampionëve.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...