Google ADS

Vajza shqiptare vjedh ‘qetësisht’ në qendrën tregtare bizhuteri

23:32 | 16 Tetor 2019
A. B.

Një çift të rinj kanë arritur të vjedhin një sasi të madhe bizhuterish dhe orësh në një dyqan në qytetin e Vlorës, teksa pronarët e biznesit kanë përcjellë për median dhe pamjet e grabitjes.

Nga kamerat e sigurisë shikohet momenti kur vajza, plotësisht e pashqetësuar vjedh lirshëm objektet e çmuara. Video e publikuar nga Neës24 tregon momentin kur vajza vjedh në një qendër tregtare në Vlorë.

Çifti i të rinjve ka arritur të vjedhë 6 unaza, 3 orë si dhe 9 varëse, vlera e të cilave shkon rreth 400 mijë lekë të vjetra./Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme