Forcat siriane janë future në qytetin kufitar strategjik të Kobanit, duke bllokuar një rrugë për ushtrinë turke, e cila përmes ofensivës po tenton të krijojë një ‘zonë të sigurtë’ pa luftëtarët kurdë në Siri.
Hyrja e forcave të Bashar al-Assadit në Koban tregon një ndryshim dramatik të situatës në verilindje të Sirisë, transmeton portali arbresh.info
Qyteti ishte vendi ku ushtarakët dhe luftëtarët kurdë u bashkuan për herë të parë për të mposhtur grupin e Shtetit Islamik katër vjet më parë dhe mban një simbolikë të fuqishme për kurdët sirianë dhe ambiciet e tyre të vetëqeverisjes.
Sipas burimeve të APP-së, forcat qeveritare siriane kanë hyrë në qytet gjatë natës të së mërkurës.
Mediat shtetërore të Sirisë konfirmuan që trupat e saj hynë në qytet.
Prania e Sirisë në Kobani vendos një kufi të fortë për ambiciet turke në ofensivën e saj.
Qyteti shtrihet midis një enklavë të kontrolluar nga Turqia më tej perëndim dhe zonave më të vogla në lindje që Turqia kapi në javën e kaluar.
Turqia ka filluar ofensivën e saj në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane nga zona./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?