Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës24” tha se qeveria shqiptare ka përmbushur të gjitha detyrat që kërkon Bashkimi Europian për hapje negociatash.
Cakaj u shpreh se vetë Makron tha se nuk është çështje e dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut), por çështje e brendshme e Bashkimit Europian. Sipas Cakajt, hapja e negociatave nuk është interes që i takon vetëm qeverisë, por të gjitha palëve.
Gent Cakaj: Opozita nga parlamenti nuk ka ikur si shkak i presionit të qeverisë, por si rrjedhojë e taktikave të tyre elektorale. Bundestagu ka vendosur dy kushte kryesore: reforma elektorale dhe mbushja e vakancave të Gjykatës Kushtetuese. Kushtet e Bundestagut nuk kanë lidhje me kërkesat e opozitës. Kushtet kanë të bëjnë me platformën që BE ka bërë për Shqipërinë. Këto janë pako të ardhura për shkak të reformës në drejtësi. Të gjitha çështjet që janë kërkuar dhe që kanë qenë në dorë të qeverisë janë kryer. Reforma zgjedhore kërkon angazhim edhe të opozitës parlamentare dhe jashtë-parlamentare. Në këtë pikëpamje, hapja e negociatave kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike.
Edhe në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, përgjegjësitë nuk janë vetëm të qeverisë. Kjo sepse kemi Maqedoninë Veriore e cila ka ndryshuar edhe emrin e sërish nuk po hapen negociatat. Kjo tregon se BE ka probleme të brendshme më së pari. Nëse Presidenti i Francës deklaron se nuk është çështje e dy vendeve, por është çështje e brendshme e BE, ku është përgjegjësia e Qeverive në Tiranë dhe në Shkup? Hapja e negociatave nuk është interes që i takon vetëm qeverisë, por të gjitha palëve.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës