Marsida Qatja është marrë nën hetim.
Abc News, ka mësuar se Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, për përdorim dhe mbajtje të lëndëve narkotike në bazë të nenit 285/a.
Sipas këtij neni, ndalohet përshtatja ose lejimi për përshtatjen e lokalit, banesës, për grumbullimin e personave me qëllim që ata të konsumojnë substanca narkotike, dhe se personat që kryejnë shkeljen e kësaj vepre penale rrezikojnë deri në 5 vjet burg.
Marsida Qatja është marrë disa herë në pyetje në prokurori, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Hoxhalli dhe u plagos Bledar Toçi.
Por 30-vjeçarja, ka pohuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se është përdoruese e drogës dhe në raste të caktuara ka përdorur edhe kokainë. Ajo ka theksuar se edhe natën kur ndodhi ngjarja, ka marrë kokainë, të cilën e kishte sjellë miku i saj.
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...