Macron dhe Merkel tentojnë të tregojnë unitet të BE-së në prag të Brexit

19:33 | 16 Tetor 2019
L G

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të mbajnë një takim në jug të Francës, takim ky një ditë para samitit të Bashkimit Evropian.

Do të vizitojnë fillimisht selinë e korporatës ‘Airbus’, përpara se të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe një takim të kabinetit franko-gjerman në Tuluz.

Macron dhe Merkel do të diskutojnë për Brexit-in, ndërkohë që zyrtarët e BE-së dhe britanikët po përpiqen të arrijnë marrëveshje përpara samitit të së enjtes në Bruksel, i fundit para daljes së planifikuar të Britanisë nga BE-ja më 31 tetor.

Zyra e presidentit Macron njoftoi se delegacionet franceze dhe gjermane, përfshirë ministrat kryesorë nga të dy qeveritë, do të diskutojnë gjithashtu për tensionet e tregtisë globale, luftën kundër ndryshimit të klimës, projektet evropiane të mbrojtjes dhe si të mbrojnë rregullat e të drejtave të autorit të BE-së./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme