Policia e Kosovës ka publikuar rezultatet e kandidatëve të cilët i janë nënshkruar kontrollimit mjekësor, e të cilët kandidojnë për zyrtarë policorë.
Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se rezultatet janë të kontrollimit mjekësor të mbajtur nga data 03.10.2019 deri më datë 15.10.2019 në Klinikën Kirurgjike “Aloka” në Prishtinë për Zyrtarë Policorë, sipas konkursit të datës 16.04.2018 deri me 10.05.2018.
Këtij kontrollit mjekësor i janë nënshtruar gjithsej 73 kandidatë.
Kandidatët të cilët kanë dështuar të kalojnë këtë kontroll, kanë të drejtë ankese pesë ditë që nga data e shpalljes së rezultateve.
Ankesat duhet të dorëzohen nëpër Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...