Ajo është e njohur për veturat, shtëpitë dhe veshjet e shtrenjta që i ka në dispozicion. Por, Morena Taraku ka tentuar ta rrisë flotën e saj të veturave duke e futur në Kosovë një makinë superluksoze të tipit Bentley që kushton hiç më pak se 200 mijë euro duke bërë një dallaver.
Foto Ilustrim: Vetura Bentley e vitit 2019
Kësaj përpjekje të 26 vjeçares, që është nga më të njohurat në botën e showbizt shqiptar, i ka rënë në fije Dogana e Kosovës duke e zbuluar se Morena ka tentuar t’ ikën tarifës doganore prej 5 mijë eurosh duke e deklaruar veturën si të re, e në fakt vetura ka qenë e përdorur.
View this post on Instagram
#MISSEDCALL ? COMING THIS WEEKEND ARE U READY YESS/NO ? LEAVE YOUR COMMENT HERE ?
Vetura sipas burimeve të Gazetës Express është e tipit Bentley dhe kap vlerën e 200 mijë eurove, dhe sipas dokumentacioni është e regjistruar në një datë më të hershme, para dy muajve, dhe nuk është e re ashtu siç është deklaruar nga pronarja.
Me këtë rast, për shkak të deklarimit të pasaktë, ajo është referuar nga Dogana në Prokurori, në të cilën thuhet se është marrë në pyetje.
Gazeta ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës i cili ka thënë se nuk është në dijeni për rastin. Por, gjithçka është konfirmuar nga zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Duke iu referuar rastit te trajtuar nga ju, ju informojmë se kjo veture është deklaruar si e re por duke u bazuar ne dokumentacionin është konstatuar se automjeti është i përdorur dhe se vetura nuk e gëzon trajtimin si veturë e re. Vetura ne procedure regjistrimin e pare e ka me date 22.07.2019 (mbi dy muaj nga tani). Pasi importuesi nuk deklaron sakte numrin tarifor dhe automjeti është i përdorur, nen dyshimin per pagese me te ulet te detyrimeve doganore dhe vlera e detyrimeve doganore e tejkalon shumen 5000 euro. Rasti per shkak te deklarimit te pasaktë te dhe shmangies se konstatuar mbi 5000 euro është referuar ne Prokurori nga Sektori i Hetimeve të DK-së.”
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...