Gjashtë tifozë të arrestuar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Bullgari – Angli

18:41 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Gjashtë tifozë janë arrestuar nga policia bullgare pas thirrjeve raciste në Sofje gjatë ndeshjen kundër Anglisë.

“Tre Luanët” fituan këtë ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me rezultat të bindshëm 6 me 0, por ndeshja ishte ndërprerë në dy raste për shkak të thirrjeve raciste kundër lojtarëve të skuadrës së Southgates, transmeton portali arbresh.info.

Siç raporton BBC, policia ka arrestuar gjashtë tifozë deri tani dhe nëntë të tjerë janë identifikuar dhe janë duke u hetuar.

Në fund të ndeshjes, Kryetari i Federatës së Futbollit  të Bullgarisë ka dhënë dorëheqje pas presionit të madh nga Kryeministri i vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme