Zaev kërkon nga liderët evropianë të marrin vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE

18:26 | 16 Tetor 2019
L G

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët me euro komisarin Johahnes Hahn, tha se qytetarët e Maqedonisë kanë shpresë të madhe.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet menjëherë të merr vendim për nisjen e bisedimeve me BE-më, njofton Telegrafi Maqedoni

“Jemi të përgatitur edhe në mënyrë institucionale dhe politike të nisim bisedimet me BE-në”, tha Zaev.

Ai shtoi se nëse nuk merret një vendim pozitiv do të ketë dëshpërim të madh.

“Bëhuni heronjtë tanë”, tha Zaev duke shtuar se përgjegjësi do të ketë nëse nuk merret data për nisjen e bisedimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme