Barcelona ka hedhur poshtë mundësinë për rikthimin e Philippe Coutinhos, i cili është në huazim te Bayern Munichu.
Braziliani e ka nisur mjaftë mirë jetën në Bundesliga pasi iu bashkua kampionit gjerman gjatë merkatos verore, por raportohet se nuk do të rikthehet në Camp Nou pavarësisht paraqitjeve të tij këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Bayerni ka opsionin për të blerë reprezentuesin brazilian për 120 milionë euro në fund të sezonit por në rast se ata nuk shfrytëzojnë këtë mundësi, “Blaugranët” do të kërkojnë shitjen e tij diku tjetër.
Coutinho ka shënuar dy gola dhe ka krijuar tri asistime brenda tetë ndeshjeve për klubin bavarez ndërkohë që raportet theksojnë se ka raporte të mira me klubin dhe kjo mund të bëjë të mundshëm transferimin e tij në formë të përhershme gjatë 2020-ës.
Megjithatë, në rast se kjo lëvizje nuk realizohet, thuhet se Barcelona beson se ata do të jenë në gjendje për të shitur në formë të përhershme lojtarin te një klub anglez./arbresh.info/
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...