Gjermania do ta lehtësojë punësimin e fuqisë së kualifikuar të punës nga vendet që nuk janë nga BE-ja. Ligji do të zbatohet nga viti 2020.
“Punësimi i deritanishëm u ofronte prioritet punëtorëve vendor që janë pjesë e BE-së, kurse me ligjin e ri, renditja do të bëhet pas kualifikimeve të poseduara, pa marrë parasysh nga cili shtet vjen punëtori”
Ligji i ri parashikon që qytetarët që nuk janë pjesë e BE-së kurse kanë kualifikimet e nevojshme për në Gjermani të marrin leje- qëndrim prej gjashtë muajve që të gjejnë punë në mënyrë të pavarur, por me kusht që të mbijetojnë me të ardhurat e tyre personale”.
Kjo sipas Lidhjes së Odave Ekonomike do të thotë largim më i madh i fuqisë punëtore nga vendi sepse shteti edhe më tej pret të zgjidh problemet kyçe, siç është korrupsioni dhe jeta normale shoqërore.
“Tani hapen dy çështja që janë kyçe, nëse kjo rrugë më e lehtë për qasje në tregun e punës në Gjermani, me këto masa mund të kemi fluks të kuadrit të mbetur. Çështja e dytë është që të mos lejojmë kompanitë me kuadrin profesional të shpërngulen në vendet tjera”-tha Gabriela Kulebanova- nënkryetare e LSK-së.
Derisa Odat druajnë për largim të kuadrit profesional, Qeveria konsideron se për tre vite është bërë mjaftueshëm për mbajtjen e qytetarëve në vend.
“Mendoj që si Qeveria treguam se me të vërtetë kujdesemi që qytetarët të kenë jetë më cilësore në vendin tonë, e rritëm pagën minimale, pagën mesatare, e mbështesim biznesin që të mund të kujdeset për të punësuarit dhe të jetë në kondicion të mirë që të mund t’i shërbej të punësuarve dhe të çoj në realizimin e synimeve tona gjegjësisht të kemi stabilitet ekonomik në vend”-pohoi Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas analizave të fundit të ambasadës gjermane, vitin e kaluar çdo ditë 80 deri 100 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar vizë pune për në Gjermani. Aktualisht atje jetojnë mbi 100 mijë shtetas të vendit./Alsat/
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...