Google ADS

Filipinet tronditen nga një tërmet prej 6.4 ballësh

15:05 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh ka ndodhur sot afër ishullit kryesor të Filipineve, Mindanao.

Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se kjo dridhje u regjistrua rreth tetë kilometra larg qytetit Columbio dhe bazën e kishte 13 kilometra në thellësi të Tokës.

Tërmetet me bazë të cekët nën sipërfaqen e Tokës zakonisht shkaktojnë më shumë dëme sesa ato me thellësi më të madhe.

Autoritetet nuk kanë ngritur ndonjë alarm për cunami, ndonëse Qendra Paralajmëruese e Paqësorit për Cunami, me bazë në Hawai, njoftoi se fuqia fillestare e tërmetit ishte 6.7 shkallë të Rihterit.

Filipinet janë ndër shtetet më të goditura nga tërmetet dhe vullkanet në botë për shkak të shtrirjes gjeografike në të ashtuquajturën “Unazë e zjarrtë”, e cila është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në planet.

Në vitin 1990, rreth dy mijë njerëz kishin vdekur nga tërmeti prej 7.7 ballësh që kishte ndodhur në pjesën veriore të këtij shteti aziatik, shkruan “Independent”/ Express.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme