Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës si pedofil, përkatësisht në bazë të videove të cilat dëshmojnë se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë.
Organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.
Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.
Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.
Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, siç transmeton RTK, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.
Artyom Skrobov është arrestuar në një hotel të Prishtinës si pedofil, përkatësisht në bazë të videove të cilat dëshmojnë se ai është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e këtij të dyshuari në raportin e saj 24 orësh për dyshimet për kryerje të veprës penale keqpërdorim i fëmijëve me pornografi.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në cilësinë e provave policia ka konfirmuar se ka sekuestruar: një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...