Real Madridi cakton datën për transferimin e superyllit 300 milionësh

13:55 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Real Madridi raportohet se do të përpiqet për të nënshkruar gjatë verës së vitit 2021 me sulmuesin e Paris Saint Germain, Kylian Mbappen.

20-vjeçari tashmë është kthyer në njërin nga futbollistët më të mirë në botë falë performancave të tij sensacionale gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Sezonin e kaluar, Mbappe ka shënuar 39 gola dhe ka krijuar 17 asistime brenda 43 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin 2019/20, francezi ka shënuar dhe ka asistuar dy herë brenda gjashtë ndeshjeve deri tani. Paraqitjet e Mbappes këtë sezon janë limituar për shkak të lëndimeve por pritet të rikthej formën e tij menjëherë pas rikuperimit të plotë nga lëndimi.

Marca pretendon se presidenti Florentino Perez dëshiron të nënshkruaj me 20-vjeçarin dhe do të reagojë për transferimin e tij në verën e vitit 2021. Kontrata aktuale e Mbappes te PSG skadon në vitin 2022 dhe sipas Diario Gol, ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga klubi.

Nuk do të jetë befasi për të parë një futbollist 20-vjeçar kaq të talentuar duke nënshkruar për Real Madridin.

Megjithatë, PSG është një negociator shumë i vështirë dhe me gjasë do të kërkojë një tarifë madhështore për transferimin e tij.

Don Balon pretendoi ditë më parë se Mbappe do të kushtonte 300 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme