Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një shofer i dehur humb kontrollin mbi timonin dhe me veturë futet brenda një restoranti në Marok, duke shtypur klientët që ishin brenda.
Në video shihen klientët duke shijuar specialitetet e tyre të preferuara, kur befasisht thyhen xhamat e lokalit dhe brenda futet me shpejtësi të madhe një veturë Hyundai e cila i shtyp.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Marrakech, ku si pasojë e përplasjes nëntë persona kanë përfunduar në spital, por që gjendja shëndetësore e të gjithëve është stabile.
Mediat lokale raportojnë se shoferi ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, por sipas policisë është i njohur për autoritetet dhe se janë vënë në kërkim të tij. /Telegrafi/
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues