Lirohen 10 protestuesit e arrestuar në lidhje me protestën te Unazës së Re, mes tyre edhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.
‘BalkanWeb’ raporton se gjykata caktoi sot masën ‘detyrim paraqitje’.
Ndërkohë, Prokuroria kërkoi pak më herët masën ‘arrest me burg’ për të gjithë të arrestuarit përfshi edhe Balliun. Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko u paraqit=n në seancë si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online.
Ata u akuzuan se bllokuan rrugën, vepër për të cilën me ndryshimet në Kodin Penal, rrezikon deri në 3 vite burg.
10 PERSONAT QË ISHIN ARRESTUAR
1-Ruzhdi Maqinaj
2-Safet Maksuti
3-Benard Nezha
4-Kujtim Ylli
5-Bajram Noka
6-Agron Thaçi
7-Artan Muçmata
8-Klevis Balliu
9-Dritan Noku
10-Andi Sharra
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...