Të gjithë ne jemi në dijeni rreth asaj që ndodhi në ndeshjen mes Anglisë dhe Bullgarisë në fillim të kësaj jave.
Pavarësisht se kanë shpenzuar një kohë të madhe para ndeshjes duke thënë se nuk do të ketë probleme me racizëm, ndeshja ishte ndërprerë disa herë dhe tifozët e skuadrës nikoqire turpëruan vetën në këtë ndeshje, transmeton portali arbresh.info.
Fatmirësisht, nuk duket se të gjithë në Bullgaria janë ndierë njëjtë si tifozët për shkak se ka pasur disa që ishin tmerruar me sjelljen e tyre. E gjithë kjo është vërtetuar nga legjenda e Bullgarisë dhe Barcelonës, Hristo Stoichkov, i cili shpërtheu në lot gjatë ndeshjes derisa ishte duke folur në rolin e analistit në një emision televiziv.
https://twitter.com/shumansko/status/1184379464693747717
Duhet theksojmë se Stoichkov ka histori në akuza për të qenurit racist dhe kjo mund të duket si një gjë hipokrite, por kjo nuk do të thotë se nuk e ka pranuar gabimin.
Shpresojmë se autoritet përkatëse të bëjnë diçka më shumë në lidhje me këtë./arbresh.info/
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën