Bastisje në lokalin ku po organizohej luajtja e lojërave të fatit 

11:14 | 16 Tetor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se në Deçan ka arrestuar një person i cili dyshohej se në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit shkruan arbresh.info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit. Si prova materiale janë sekuestruar dy monitorë (televizorë), një kompjuter, një printer për tiketa të bastoreve dhe mjete të tjera përcjellëse. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme