Mos e teproni me larjen e fytyrës, e dëmshme për lëkurën

10:47 | 16 Tetor 2019
Arbresh.info

Secili e lanë fytyrën për t’i larguar grimin, djersët, yndyrat dhe ndotësit tjerë.

Eksperti i lëkurës Paul Banwell ka shpjeguar se këtu duhet qenë fort të kujdesshëm.

Përderisa është e domosdoshme larja e fytyrës për të parandaluar njollat e zeza, çarjet dhe funksionimin normal të lëkurës, sipas tij është me rëndësi që ajo të mos zhvishet nga yndyra natyrale, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme që të funksionojë sistemi “parandalues” që pengon mikrobet të depërtojnë në lëkurë”, ka thënë Banwell.

Sipas tij është gabim që fytyra të pastrohet me lecka të cilat përmbajnë alkool pasi që e thajnë lëkurën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme