Google ADS

Erdogan i reagon Trumpit: Nuk shpallim armëpushim, pavarësisht sanksioneve

01:03 | 16 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të shpallë armëpushim në verilindje të Sirisë dhe nuk është e frikësuar nga sanksionet.

Erdogan ka shpërfillur thirrjet ndërkombëtare, liderët e të cilëve kanë bërë thirrje që ofensiva turke në Siri të ndalojë, transmeton portali arbresh.info

Përpara gazetarëve Presidenti turk tha se ai nuk është i shqetësuar për prezencën e ushtrisë siriane drejt Manbijit, por ka theksuar se nuk dëshiron që asnjë luftëtarë kurdë të mos mbesë të zonën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.

Turqia ka filluar një ofensivë në kufirin me Sirinë me qëllim që të pastrojë zonën nga luftëtarët kurdë, transmeton portali arbresh.info

“Ne nuk mund të deklarojmë armëpushim, deri në momentin që kjo zonë të pastrohet plotësisht”, tha Erdogan./arbresh.info/

Të ngjashme