Mozzik: Zoti po më ndjekë kudo

23:24 | 15 Tetor 2019
A. B.

Tash e një kohë në mediat shqiptare është raportuar një krizë mes marrëdhënies së Mozzik dhe Loredana Zefit.

Megjithatë, kjo e fundit ditë më parë e konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga reperi ferizajas, me ç’rast ka treguar se është nënë beqare dhe se tashmë është më e fortë për të vazhduar karrierën e saj, shkruan portali arbresh.info

Pavarësisht deklaratave të saj, reperi Mozzik zgjodhi heshtjen, duke vendosur të mos komentojë asgjë mbi këtë situatë.

Sonte Mozzik u shfaq për herë të parë në një fotografi të publikuar në Instagram, që pas ndarjes së njoftuar nga Loredana, mesa duket ka vendosur që në këto momente i duhet pak qetësi, ndaj dhe po i shijon pak ditë pushimi në alpe.

https://www.instagram.com/p/B3puUM3ljHk/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix

“Ndoshta nuk di asgjë … por e di që Zoti nuk ka Instagram, por ai po më ndjek kudo”, shkruan Mozzik.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë dhjetorin e kaluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme