Google ADS

Vrau katër anëtarët e familjes së tij, më pas shkoi u dorëzua në polici

23:22 | 15 Tetor 2019
L G

Policia e Mount Shasta po punon me policinë e Roseville për të hetuar një seri vrasjesh pasi një burrë hyri në komisariat dhe rrëfeu se kishte një trup në makinën e tij.

Sipas mediave të huaja,  Shankar Hangud, 53, nuk është nga Mount Shasta dhe është e paqartë se çfarë e solli atë në qytet.

Ndërkohë policia në Roseville, California tha që ata ishin kontaktuar rreth një burri që pretendonte se kishte vrarë njerëz të shumtë.

Robert Gibson, nga Departamenti i Policisë në Mount Shasta i tha Times se i dyshuari ishte shumë i qetë.

Shankar Hangud, 53 vjeç, dyshohet se vrau katër anëtarë të familjes së tij

Shankar Hangud, 53 vjeç, dyshohet se vrau katër anëtarë të familjes së tij

“Ai sapo hyri dhe i tha dispeçerit tonë se dua të rrëfej për një vrasje”, i tha Gibson gazetës. “Kjo ishte e pazakontë për ne”.

Sipas rreshterit, në fillim policia nuk e besoi Hangud, por më pas ai u dha atyre çelësat e Mazda-s së tij të kuqe me trupin brenda, përcjell Telegrafi.

Një trup ishte gjetur në makinën e të dyshuarit në Mount Shasta dhe tre të tjerë u gjetën në një apartament në Roseville.

Një burrë e drejtoi këtë Mazda të kuq të mbuluar në Departamentin e Policisë Mt Shasta në Kaliforni dhe rrëfeu për vrasjen e katër të afërmve, njëri prej të cilëve ishte në makinë

Një zëdhënës i policisë Roseville tha se i dyshuari, emri i të cilit ende nuk është lëshuar, është në paraburgim në Qarkun Siskiyou.

Për më tepër, policia tha që i dyshuari ishte i njohur për viktimat, por nuk mund të shtjellonte lidhjen e tyre. Gjithsesi dyshohet se viktimat ishin familjarë të tij.

Policia nuk e di pse i dyshuari për vrasje të katërfishtë udhëtoi 228 milje nga Roseville në Mt Shasta

Policia në Roseville dhe Mt. Shasta beson se ka vetëm një të dyshuar në këtë çështje dhe nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun.

Makina e të dyshuarit për vrasje Roseville ishte e rrethuar me shirit paralajmërues jashtë departamentit të policisë Mount Shasta të hënën.

Identiteti i viktimave nuk është lëshuar ende ndërsa çështja është ende duke u hetuar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme