Këto dy vite kanë qenë emocionuese për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Albumi i saj i parë i publikuar në vitin 2017 i solli asaj suksese të shumta e hite që shënuan rekorde në Mbretërinë e Bashkuar.
24-vjeçarja ka bashkëpunuar me një mori artistësh të famshëm, përfshirë Calvin Harris dhe Black Pink, dhe ishte artistja femër më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018, shkruan NME, transmeton Telegrafi.
Dua ka thënë që albumi i saj i ri po “vjen së shpejti” dhe “tingëllon si një klasë vallëzimi”. Ylli i popit ndau një mesazh nga studioja dhe zbuloi se ajo ishte duke punuar me producentin dhe muzikantin e famshëm, Nile Rodgers
Kur mund të presim muzikë të re nga Dua Lipa?
Në një intervistë të re me BBC-në në korrik, Dua ka thënë se pritet që muzika e saj e re të lansohet “së shpejti”. “Ka kaluar shumë kohë, kështu që unë jam jashtëzakonisht e lumtur”, tha ajo, ndërsa zbuloi nervat e duruara të saj për publikimin e albumit të dytë. Megjithatë së fundmi u konfirmua se kënga e saj e parë nga ky album vjen më 1 nëntor.
Cili është emri i albumit të ri?
Aktualisht i pakonfirmuar, por ylli ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter, se pret sugjerime për titullin e tij.
Cila është data e publikimit të albumit të ri Dua Lipës?
Në një intervistë të fundit me Rolling Stone, Dua Lipa tha se rregulli i saj i vetëm për vitin 2019 ishte “të punonte me të vërtetë shumë për të nxjerrë albumin në treg”.
Ajo ka qenë duke shkruar materiale për të që nga fillimi i vitit 2018. Pra, patjetër që prisni të shihni një album të dytë diku këtë vit nga ajo.
Çfarë zhanri do të jetë albumi i ri nga Dua Lipa?
Dua Lipa i tha NME se albumi i saj i ri është i zhanrit “pop”, por me “tinguj më të ndryshëm”. Ajo tha: “Unë po përpiqem të mos largohem shumë larg zhanrit tim”.
Në mënyrë të ngjashme, ajo i tha Revistës GQ se albumi do të ishte plot këngë pop, për të kërcyer, si dhe këngë më të errëta për marrëdhëniet e zemrës dhe manipulimet.
Do të ketë gjithashtu një ndikim të nuancuar nga artistë e famshëm siç janë Outkast dhe Prince, të cilët ajo i kishte dëgjuar shumë gjatë vitit 2018.
Çfarë ka të ngjarë të jetë në album?
Ajo lëshoi një version të dytë të albumit të saj debutues në tetorin e kaluar, duke shtuar tre këngë të reja dhe katër bashkëpunimet e saj nga viti 2017 dhe 2018. Prandaj, pritni të gjithë muzikën e re në albumin e saj të ri.
A do të ketë bashkëpunime të madhe në albumin tjetër të Duas?
Në një azhurnim nga studiot, Lipa zbuloi se kishte punuar me Nile Rodgers. “Unë isha në studio mbrëmë me legjendën Nile Rodgers dhe isha në prag të lotëve, pasi pashë më shumë jetë që u futën në këto këngë të incizuara!”, shkroi ajo në Twitter.
Është e mundur që Dua Lipa gjithashtu mund të bashkohet përsëri me Ariana Granden, pasi të dyja incizuan një këngë në fillim të vitit 2018, por vendosën të mos e publikojnë atë. Ajo ka emëruar bashkëpunëtorët idealë në të kaluarën si: Pink, Frank Ocean dhe Alicia Keys, kështu që ka hapësit për secilin prej tyre në albumin e saj të ri.
A do të jenë Blackpink në albumin e ri të Dua Lipës?
Dua Lipa dhe grupi i famshëm “Blackpink: bashkëpunuan më parë në edicionin e dytë të albumit të saj debutues, për një këngë të titulluar “Kiss and Make Up”. Ekipi realizues u mahnitës nga mënyra se si u prit kënga fansat, ndonëse pozaita e 36-të ishte maksimumi që kënga arriti në top listat e Mbretërisë së Bashkuar. Një bashkëpunim i ardhshëm ende nuk është konfirmuar, por mund të jetë potencialisht i mundshëm.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...