Lëvizja Vetëvendosje, ka organizuar sot ndjenjë falënderuese për aktivistët e saj.
Kreu i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, iu drejtua një numri të madh të aktivistëve të cilët ishin të pranishëm, duke i falënderuar për kontributin e dhënë për zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan arbresh.info
Kurti tha se me qeverinë e tij do të hapin kapitull të ri për Kosovën.
“Aktivisti i panjohur I Lëvizjes Vetëvendosje, është heroi i vërtetë i fitores së 6 tetorit. Tash me qeverinë tonë të re do të hapim një kapitull të ri në të cilën do të ketë heronjtë të punës dhe të paqes, ashtu si e kemi dashur gjithmonë vendin tonë”, tha Kurti.
Kurti tha se populli i Kosovës e ka fituar ëndrrën e kamotshme me 6 tetor dhe një qeveri që do ia realizoj ëndrrat.
“Shqiptarët në vitet e fundit i patën humbur ëndrrat, sepse kishin tepër shumë iluzione. Mirëpo kur I humbet iluzionet nuk e fiton realitetin. Populli ynë e ka rifituar ëndrrën me 6 tetor dhe përveç kësaj e ka fituar qeverinë që do ja realizoj ëndrrën”, tha Kurti.
Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje morri numrin më të madh të votave në Kosovë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2459476794339796/?notif_id=1571046789771677¬if_t=live_video_explicit
Një person raporton se persona të panjohur i vodhën para të ...
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën