Google ADS

Rusia zotohet se do të parandalojë përleshjet mes Turqisë dhe forcave të Assadit

21:29 | 15 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Rusia ka thënë se nuk do të lejojë përleshjet mes forcave turke dhe siriane, pasi Turqia po vazhdon sulmin e saj në veri të Sirisë.

“Kjo thjesht do të jetë e papranueshme dhe për këtë arsye nuk do lejojmë që kjo të ndodhë”, tha i dërguari special i Moskës për Sirinë, Alexander Lavrentyev, transmeton portali arbresh.info

Tërheqja e trupave amerikane nga rajoni i ka dhënë Turqisë ‘dritën jeshile’ për sulm kundër kurdëve.

Rusia është një aleat kryesor ushtarak i liderit sirian Bashar al-Asad.

Ministria e mbrojtes në Rusi ka deklaruar se forcat e saj, të vendosura në Siri që nga viti 2015, janë duke patrulluar përgjatë ‘vijës së kufitare ku po zhvillohet ofensiva’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme