Ekspertët e sigurisë konstatojnë se rreziku nga Seria mund të vijë edhe përmes zarfave. Në zarfet me vota po dyshohej se ishte vendosur substanca toksike.
Pas hapjes së votave të ardhura nga Serbia, disa persona u helmuan. Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar se nuk ka rrezik nga ky helmimi.
Por, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, alarmon se raste të tilla mund të ndodhin edhe në institucionet e tjera shtetërore, pasi që konsideron se nuk ka siguri të mjaftueshme.
Ai thotë se substanca të tilla helmuese kanë mundur të vendosen nga ndonjë strukturë paralele e sigurisë në Serbi, pasi që një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitet e 90-ta.
Sipas Shalës rasti është i izoluar dhe përmban në vete shumë dyshime se si ka ardhur kontaminimi i atyre zarfeve.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...