Google ADS

Babai i mban të mbyllur 6 fëmijët e tij për 9 vjet në bodrum

19:59 | 15 Tetor 2019
L G

Një burrë kishte mbajtur gjashtë fëmijë në një fermë të largët, të mbyllur në qilarin e shtëpisë, pa i lejuar të dilnin jashtë për 9 vjet, duke i bindur se ishin njerëzit e fundit në tokë pas apokalipsit.

Fëmijët u zbuluan vetëm pasi djali më i madh, tashmë burrë, vendosi të dalë e të shkojë te një kafene pranë Ruinervoldit, në Drent të Holandës, shkruan The Independent.

Pasi piu pesë birra, djali i tha pronarit të kafenesë që nuk i pëlqente se si vëllezërit e tij kishin jetuar gjashtë vitet e fundit.

Vetëm pas kësaj ngjarjeje, policia zbuloi se 58-vjeçari i kishte mbajtur të mbyllur gjashtë fëmijët, nga 16 në 25 vjeç, pa e ditur njeri që ekzistonin.

Disa nga fëmjët, të cilët nuk kishin kontaktuar me asnjeri, ishin të bindur që tashmë ishin njerëzit e fundit në tokë.

Policia e gjeti të atin në shtrat, të sëmurë, pasi kishte pësuar një ishemi vite më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme