Google ADS

UEFA me akuza ndaj Federatës së Futbollit të Bullgarisë

18:19 | 15 Tetor 2019
Arbresh Info

Bullgaria akuzohet nga UEFA për sjellje raciste, hedhje të objekteve dhe pengim gjatë intonimit të himnit kombëtar.

Lojtarët e Anglisë ishin subjekt të fyerjeve raciste mbrëmjen e kaluar në ndeshjen për Euro 2020 në Sofje dhe tani trupi qeverisës i botës së futbollit ka ndërmarrë aksione, transmeton portali arbresh.info.

Në fillim të ditës, kryetari i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Mikhailov, dha dorëheqje në formë dramatike pas natës së turpshme për vendin e tij.

Selia e tyre ishte bastisur gjithashtu nga policia.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov ka kërkuar shkarkimin e Mikhailov mëngjesin e sotëm (e hënë) pas abuzimeve ndaj yjve të “Tre Luanëve” mbrëmjen e kaluar – lëvizje të cilën e kishte përkrahur Raheem Sterling./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme